Thursday, February 9, 2012

Disa hadithe të ndryshme te saktësuara për udhëtimin e grave



Disa hadithe të ndryshme te saktësuara për udhëtimin e grave


"Mos i lejoni gratë tuaja të udhëtojnë, përveç nëse ka mahremin e saj me vete (mahrem Dhuu)."

[Transmetohet nga Ebu Hurejre dhe e transmeton atë  Muslimi]
Shejh el-Albani (RahmetUllahi alejhi) e saktëson atë Sahih në Saheehul Xhami (nr. 7646).


dhe në një tjetër transmetim


"Mos i lejoni gratë tuaja që besojnë Allahun, dhe ditën e Fundit, që të udhëtojnë në një distancë prej një ditë, përveç nëse ka një mahrem me vete"

[Transmetohet nga Ebu Hurejra] [Ahmedi, Muslimi, Ebu Dawudi, Ibn Maxhe]

Shejh el-Albani (rahmetUllahi alejhi) e përmend atë në Mukhtasar Sahih Muslim (nr. 646).

Ai e saktëson atë në Irwaa'ul-Ghaleel (nr. 567).

Ai e sakson atë sahih në Saheehul-Xhami '(nr. 7651).

dhe ne një transmetim tjetër :

"Mos i lejoni gratë tuaja që besojnë në Allahun dhe Ditën e Fundit të udhëtojnë largësinë prej një dite dhe një natë, përveç nëse ka një mahrem me vete''

[Transmetohet nga Ebu Hurejra] [Ahmedi, Buhari, Muslimi, Ebu Davudi dhe Tirmidhiu]

Shejh el-Albani (rahmetUllahi alejhi) e sakson atë sahih në Saheehul-Xhami (nr. 7653).

dhe ne te tjera transmetime :

"Mos i lejoni gratë tuaja që besojnë Allahun dhe Ditën e Fundit të udhëtojnë një distancë prej tre (ditësh), përveç nëse ajo ka me vete mahremin e saj (mahrem Dhuu)"

[Transmetuar nga 'Umeri (radiAllahu anhu)] [Transmeton Muslimi]

Shejh el-Albani (rahmetUllahi alejhi) e sakson atë sahih në Saheehul-Xhami (nr. 7561).


"Mos i lejoni gratë tuaja që besojnë Allahun dhe Ditën e Fundit të udhëtojnë në një distancë prej tri ditësh, ose më tepër se kaq, përveç nëse ka me vete, babën e saj, djalin e saj, burrin e saj, ose vëllanë e saj, ose ajo ka me vete një mahrem prej (mahrem Dhuu)"

[Transmetohet nga Ebu Se'id - radiAllahu anhu] [Transmeton Ahmedi, Muslimi, Ebu Dawudi, Tirmidthee dhe Ibn Maxhe]

Shejh el-Albani (rahmetUllahi alejhi) e përfshin atë në Mukhtasar Sahih Muslim (nr. 645).

Ai e sakson atë sahih në Saheehul-Xhami (nr. 7650).


Nga Ebu Said radiAllahu anhu, qe vërtet ai luftoi me të Dërguarin e Allahut (sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem) në dymbëdhjetë beteja. Ai tha, "Për, kur i kam dëgjuar ata, me mahniten dhe më kënaqen mua: Se asnjë grua nuk mund të udhëtojnë në distancën e dy ditëve pa u shoqëruar nga bashkëshorti i saj, ose të paturit e një mahremi" (mahrem Dhuu) ... deri në fund të hadithit.

Transmetuar nga el-Buhari, në kapitullin, e haxhit te grave.

Nga Abbasi (radiAllahu anhu) i cili tha, "Kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut (sal-lAllahu alejhi ue se-lem) të japë një hutbe duke thënë," Mos i lini vetëm një burrë me një grua, përveç se ajo ka me vete një mahrem (mahrem Dhuu), dhe mos e lejoni atë të udhëtojnë, përveç nëse ajo ka me vete mahremin e saj (mahrem Dhuu). 'Një burrë u ngrit dhe tha, "O i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu alejhi ue se-lem)! vërtetë që gruaja ime është nisur për Haxh, dhe unë jam regjistruar në një batalion për betejë ' të tillë dhe të tillë. Ai (sal-lAllahu alejhi ue se-lem) i tha, 'Liroje veten në mënyrë që mund ta kryesh Haxhin me gruan tënde"

Transmetuar nga Muslimi (4 / 104)
Mukhtasar Sahi Muslim të shejh el-Albani (rahmetUllahi alejhi) (nr. 647)

Në lidhje përsa i përket termit "mahrem Dhuu 'ka disa mosmarrëveshje, se çfarë do të thotë saktësisht ajo. Sa për përkufizimin bazëShejh Safijur-Rrahman el-Mubaarekfuri thotë:"mahrem Dhuu me një fet'hah mbi mim, dhe një raa mes tyre, dhe një haa joaktiv. Ai është një nga ata të cilët janë afër gruas, prej atyre që nuk janë të lejueshëm për martesë me , të tillë si babai i saj, djali i saj, dhe vëllai i saj, etj.

Shif : [Ithaaful-Karaam Ta’leeq ’alaa Bulooghul-Maraam (faqe. 200)]

Përshtati dhe përktheu : Ebu Jusuf (Arbrit Kraja)
Shkodër Shkurt 2012

No comments:

Post a Comment

Note: Only a member of this blog may post a comment.