Sunday, February 5, 2012

"Perse ju nuk më keni treguar mua?"


Ibnul Xheuzi (rahimehUllah):
"Perse ju nuk më keni treguar mua?"
[Safwat Es-Safwah, 4/437-438]


Ka qenë një mbret i cili kishte shumë pasuri, dhe ai kishte një vajzë te vetme dhe jo fëmijë të tjerë. Ai e donte atë shumë, dhe ai e lejonte atë qe të gëzonte të gjitha llojet e argëtim . Kjo vazhdoi për një kohë të gjatë. Pranë mbretit njëkohësisht jetonte një adhurues i devotshëm, dhe ndërsa ai ishte duke lexuar Kuran një natë, ai e ngriti zërin e tij duke thënë:

"O ju që keni besuar! Shmanguni dhe largoni prej vetes suaj dhe prej familjeve tuaja një Zjarr, lënda djegëse e te cilit janë njerëzit dhe gurët" [Et-Tahrim 66:6 ]


Vajza e dëgjoi recitimin e tij dhe u tha shërbëtorëve të saj: "Ndaloni !" Por ata nuk u ndaluan. Adhuruesi filloi të përsërisë këtë ajet përsëri, dhe vajza po ashtu vazhdonte duke u thënë atyre për të ndaluar, por ata nuk u ndalen. Ajo vuri duart e saj në jakën e saj dhe i grisi rrobat e saj, dhe ata shkuan te babai i saj dhe ja treguan atij ngjarjen. Ai shkoi te ajo (e bija) dhe i tha, "Bija ime e dashur, çfarë ka ndodhur me ju sonte? Çfarë ju bëri të qani? "Dhe ai e përqafoi atë. Ajo i tha: "Unë kërkoj nga ju pasha Allahun, o babai im, të më tregosh, a ka Allahu një zjarr qe lëndë djegëse e të cilit janë njerëzit dhe gurët?" Ai tha, "Po." Ajo tha: "Përse nuk me ke treguar mua? Pasha Allahun, unë nuk do të ha ndonjë ushqim të mirë apo të fle në ndonjë shtrat të butë deri sa unë të di nëse vendbanimi im i përhershëm është në Xhenet apo në Xhehenem. "

[Safwat Es-Safwah, 4/437-438]

http://salaf-us-saalih.com/
Përshtati dhe përktheu: Ebu Jusuf

No comments:

Post a Comment

Note: Only a member of this blog may post a comment.