Thursday, May 31, 2012

“Kuptimi saktë i Islamit, është zgjidhja për sprovat e jetës”



Burimi : Marrë nga libri:
“Understanding Islam, the solution for the trials of life”
“Të kuptuarit e Islamit, zgjidhja për sprovat e jetës”

Me autor: Shejkh Salih ibn Feuzan el-Feuzan hafidhehUllah.

Zgjidhja për sprovat e jetës

Shejkh Salih ibn Feuzan el-Feuzan hafidhehUllah thotë:
Ka dhe ekzistojnë shumë pengesa në jetë të cilat i ndodhin një personi, të cilat edhe mund ta largojnë atë jashtë prej Islamit, nëse ai është një Musliman ose ta dobësojnë besimin (Imamin) e tij. Nëse ai nuk është Musliman, këto pengesa mund edhe të shërbejnë për ta penguar atë prej hyrjes së tij në Islam.

Kështu që ka shumë sprova të mëdha në këtë jëtë, që me të cilat një person do të ballafaqohet dhe përballet, kështu që është obligim për të, që të ketë njohuri (dije) për ta në mënyrë që ai të jetë në gjendje për të qëndruar i qartë (i palëkundur / i qëndrueshëm) dhe për ti kapërcyer ato nëse ai është duke sprovuar.

Ishte nga ky këndvështrim që ky Sahabi i nderuar Hudhejfe ibn Jeman radija_Allahu anhu, tha:

“Njerëzit e pyesnin të Dërguarin për hajrin (atë që është e mirë) kurse unë e pyesja për sherrin (atë që është e keqe) nga frika se mos përfundoja në të.”

Trs Buhari (nr.3606) dhe Muslimi (nr.1847).


Pra njeriu, së pari duhet të ketë dije dhe njohuri (të kuptuarit) për Islamin, për rregullat dhe gjykimet e saj. Pra njëriu duhet ti dinë këto gjëra të cilat e largojnë prej Islamit dhe pengesat të cilat e pengojnë atë (shërbëtorin e Allahut) prej adhurimit të Tij. 

Njëriu duhet ti dinë këto gjëra që ndikojnë në besimin e tij, të tilla si mëkatet, në mënyrë për të qëndruar larg prej dëmit të tyre dhe prej kësaj të mbledhin (korrin) shpërblime (duke qenë i qëndrueshëm ndaj tyre). 

Nëse njeriu nuk i njeh këto gjëra (çështje) që mund ta dëmtojnë dhe devijojnë atë, ata mund ta shkatërrojnë atë. 

Allahu, na urdhëron ne për të qenë të qëndrueshëm dhe për tu mbajtur fort në fenë e Tij derisa të vdesim.

Allahu i Lartësuar thotë:

 "Dhe mos vdisni ndryshe veçse duke qenë  Muslimanë" 
(Al-Imran:102)

 Fund.

Përshtati dhe përktheu: Ebu Jusuf
(Arbrit Kraja)
Shkodër Albania May 31, 2012

Tuesday, May 29, 2012

“... dhe jetoni me ta në mënyrë të ndershme”


Burrat duhet të jetojnë me gratë e tyre me ndershmëri
http://alifta.com

Pyetje 115: 
Burri im më rreh dhe më pështyn mua në fytyrë për arsye të parëndësishme. 
Cili është mendimi juaj ?

Përgjigje: 
Çdo burrë duhet të ketë frikë Allahun. Ai s’duhet as të rrahë gruan e tij , dhe as të pështyjë në fytyrën e saj.

Allahu (I Lartësuar është Ai) thotë:

“... Dhe jetoni me ta në mënyrë të ndershme”. (Sure An-Nisa 4:19).

Pejgamberi (alejhi salatu ue sel-lem) ka thënë:

“Silluni mirë ndaj grave! Vërtet ju i keni marrë ato amanet nga Allahu, dhe janë bërë të lejuara për ju me Fjalën e Allahut...” [1]


Një burrë duhet të jetë i sjellshëm i mirë dhe i butë  në trajtimin e gruas se tij, ai duhet të ketë frikë Allahun dhe të jetë i kujdesshëm me të. Ai duhet ta trajtojnë gruan e tij në mënyrën më të mirë të mundshme, duke qenë i butë dhe i thjeshtë në sjelljet e tij. Keqtrajtimi dhe rrahja e ashpër nuk është e pranueshme në Islam. Nëse gruaja nuk i bindet burrit të saj, ai mund të përdorë (ushtrojë) rrahjen e lehtë por pa lënë asnjë shenjë në trupin e saj.

Allahu i Lartësuar thotë:

“Sa për ato gra për të cilat ju shihni sjellje të dobët, në fillim i qortoni, (pastaj) mos pranoni të flini me to (dhe më në fund) i rrihni ato (lehtë nëse kjo ndikon tek ato),…” [Sure An-Nisa 4:34].

Allahu i ka vënë në dukje procedurat që burri duhet të ndjekë kur gruaja e tij tregon dobësi me sjellje-dhe mosbindje. Rrahja e lehtë mund të përdoret vetëm në raste të sjelljes jo të mirë nga ana e gruas ose në thyerje (kundërshtime) ekstreme dhe refuzimin e kërkesave të arsyeshme të burrit në një masë të pajtueshme (prej të lejueshmeve). Madje edhe atëherë, të tjera masa duhen përdorur /provohen më parë , të tilla si këshilluese dhe të fjeturit në një shtrat të ndarë prej saj.
Për shembull, ai mund ta këshillojë atë që të ketë frikë Allahun, dhe t'i bindet atij (burrit), ose të flej në shtrat të ndarë prej saj për një, dy ose tre ditë. Kur këto dy masa të marra janë pa dobi, atëherë burri mund të përdorë rrahjen e lehtë por pa lënë asnjë dëmtim apo shenjë në trupin e saj.

Besimtari i moralshëm (dhe i sjellshëm) nuk duhet të jetë agresiv apo tiranik me gruan e tij. Përkundrazi, ai duhet ta trajtojë gruan e tij me mirësi dhe butësi.

Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, ishte një burrë ideal. 
Ai duhet të ndjekë shembullin e Pejgamberit sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, dhe të jetë i butë dhe tolerant me gruan e tij.

Ne lusim Allahun që ti udhëzojë të gjithë Muslimanët.

Shënime:
[1] Transmetuar nga Ebu Daudi, në Librin e riteve, Kapitulli për pelegrinazhin e Pejgamberit, nr. 1905 dhe Ibën Maxhe, në Librin e riteve, Kapitulli mbi Haxhin e Pejgamberit, nr. 3074, me këtë formulim: 
"Kini frikë Allahun në sjelljen me gratë."  Në vend të  "silluni mirë me gratë ".


Përshtati dhe përktheu: Ebu Jusuf
(Arbrit Kraja)
Shkodër May 29 / 2012
Albania

Monday, May 28, 2012

Ebu Jusuf - Selefi Shkodër: The 10th National Salafi Conference London 2012

Ebu Jusuf - Selefi Shkodër: The 10th National Salafi Conference London 2012:




 The 10th National London Conference 2012 www.al-athariyyah.com | info@al-athariyyah.com

 Për vëllezërit që janë në Londër / UK...

Fjalët e Selefëve duhen të kuptohen prej fjalëve të Dijetarëve të Sunetit


Fjalët e Selefëve duhen të kuptohen prej fjalëve të Dijetarëve të Sunnetit.
Shejkh Sulejman er-Ruhejli hafidhahullah




Pyetje:
Cili është mendimi juaj për atë që thotë:
"Ne duhet të merremi me shpjegimin dhe mësimin e librave të Selefëve të parë dhe ti lënë jashtë librat e atyre të mëvonshmëve, për shkak se librat e të parëve janë themeli (baza)?"

 Përgjigje:

Çështja nuk është në lidhje me librat. Çështja nuk është se kush ka ardhur i pari dhe kush erdhi i fundit. Qëllimi është se çfarë është brenda këtyre librave të mirë. Kështu që nëse ne gjejmë një libër prej librave të atyre të mëvonshmëve. Unë them, edhe nëse ne gjejmë një libër prej librave të atyre bashkëkohorë, që ka diçka të dobishme apo diçka të mirë në mënyrë të qartë në to, atëherë nuk ka asnjë kufizim për ne që ta lexojmë atë, mësuar / mësojmë atë, dhe shpjeguar / shpjegojmë atë. Qëllimi është që ne të jemi prej atyre që mësojmë të mirën dhe prej atyre që u’a mësojmë të tjerëve të mirën.

Dhe them: Unë nuk e di pse ne jemi duke u përpjekur të bëjnë një kontradiktë mes librave të njerëzve të mirë. Ne themi: qëndroni larg bidateve dhe njerëzve të sajë. Dhe të qëndroni larg prej librave që nuk bazohen në Kuran dhe Sunet. Dhe të lexoni libra të mirë dhe të Sunetit, dhe të atyre që janë të njohur të jenë prej njerëzve të mirë dhe të Sunetit, si ata që kanë ardhur më para dhe atyre që erdhën më vonë.

Nuk ka dyshim se librat e Selefëve kanë dije të bollshme dhe të mirë, mirëpo kjo nuk do të thotë se librat e njerëzve të Sunetit që erdhën më vonë duhet të harrohen dhe të mos interesohemi apo shqetësuar për to. Në vend të kësaj, unë them se disa prej njerëzve të  Sunetit e kanë përcjellë fjalën e Selefëve me interpretimet më të shkëlqyera dhe të dobishme.

Dhe unë gjithmonë kam thënë: Nëse themi se Kurani dhe Suneti duhet të kuptohet sipas / sikurse të kuptuarit e Selefëve, atëherë unë them se: Atëherë fjalët e Selefëve duhet të kuptohen prej fjalëve të njerëzve të dijes (dijetarëve) ata që janë të interesuar me transmetimin e fjalëve të Selefëve. Ne nuk duhet të shkëpusin zinxhirin e dritës që është mes nesh dhe Selefëve të drejtë, Allahu qoftë i kënaqur me ta.

Fjalët e Selefëve janë përcjellë tek ne nga dijetarë të jashtëzakonshëm në një zinxhir të dritës, dhe ata e kanë shpjeguar atë dhe po ashtu sqaruar atë. Kështu që nëse ne duam ta kuptojmë fjalën e Selefëve, atëherë le ta kuptojnë atë prej fjalëve të dijetarëve që e kanë mësuar transmetuar dhe komentuar atë, si:

- Shejkh ul Islam Ibn Tejmije
- Shejkh ul Islam Ibn Kajjim
- Shejkh ul Islam Muhammed ibn Abdul Vahab
- Immam ibn Baz
- Immam ibn Uthejmin
- Immam el-Albani

... Allahu pastë mëshirë mbi të gjithë. Gjithashtu, me dijetarët e Sunetit, të cilët janë ende gjallë, si:

- Shejkh Salih el-Feuzan
- Shejkh Abdullah el-Ghudejan [1]
- Shejkh Salih el-Luhejdan
- Shejkh Salih Aal-ush- Shejh

dhe të tjerë sikurse ata nga dijetarët e Sunetit të cilët janë mëse të njohur. Le të jemi të etur për ta kuptuar fjalën e Selefëve prej fjalëve të dijetarëve të cilët e kanë mësuar transmetuar dhe komentuar fjalën e Selefëve, dhe e kanë shqetësuar dhe interesuar vetveten e tyre me të, dhe e kanë transmetuar tek ne.

Dhe nuk ka dyshim se ajo që vëllai po thotë, për ne është e rëndësishme. Dhe po ashtu është shumë e rëndësishme që ne të dimë se si të kërkojmë dituri / dije. Dhe se si të përparojë nëpërmjet niveleve të kërkuesve / kërkuesit të dijes. Dhe unë shpresoj që All-llahu e bën të lehtë për ne që të kemi një klasë për këtë. Po.


[1] Shënim i përkthyesit:
Shejkh Abdullah el-Ghudejan rahimehullah, ka ndërruar jetë që nga koha e këtij regjistrimi.


Përshtati: Abu Yusuf al-Albani
(Arbrit Kraja)
A'Shkodera 
Albania 
May 27, 2012


Saturday, May 26, 2012

Xhevahire prej të Parëve dhe Dijetarëve



Xhevahire prej të Parëve dhe Dijetarëve

Bismil’lah El-Hamdulil’laah ue salatu ue selamu ala ResulUllah
Emma ba'd



Umer ibn el-Hatab radija_Allahu anhu ka thënë:

"Kthimi në të vërtetën është më mirë sesa ngulmimi (1) në të pavërtetën"

1/ këmbëngulës për të qëndruar/ kokëfortë /


el-Fudejl Ibn Ijad [V.187H, rahimehUllah] ka thënë:

"Kushdo që buzëqesh në fytyrën e një bitadxhiu nuk e ka marrë seriozisht atë që Allahu i shpalli Muham-medit sal-lAllahu alejhi ue sel-lem"


Shejkh Rabij ibn Hadi el-Medkhalij hafidhahUllah ka thënë:

"…Njerëzit ju thojnë për të mos i lexuar librat e refuzimeve, sepse librat e refuzimeve do ti (ekspozojnë) vë në dukje ata..."


Shejkh Salih el-Feuzan hafidhahUllah ka thënë:

"… Lënia e refuzimeve është shkak për përhapjen e gënjeshtrës ..."


Shejkh Ahmed Bazmul ka thënë se Shejkh Rabija ka thënë:

"Shprehjet dhe veprimet e sakta tek një person, janë një rekomandim i mrekullueshëm (tezkijeh) për të"


Shejkh Salih el-Feuzan hafidhahUllah ka thënë:
"Shkaku më kryesor i Përçarjes është lënja dhe largimi prej Metodologjisë së Selefëve."


Shejkh Salih Feuzan hafidhahUllah ka thënë:

"Kushdo që bën një gabim në përhapjen e dijes islame, ai duhet korrigjuar. Nuk ka rëndësi se kush është ai ..."

Shejkh Ubejd el-Xhabiri hafidhehUllah ka thënë:
Nuk ekziston një pasues që nuk e quan veten "Selefi" përveç ai që e urren atë.


Shejkh Ubejd el-Xhabiri hafidhahUllah ka thënë:

" Ju o thirrës! nuk jeni ngarkuar [prej Allahut] për ti mbledhur njerëzit, por më saktë,  puna juaj është për të thirrur në Kuran dhe Sunet"


Shejkh Muham-med bin Hadi hafidhahUllah, ka thënë:

"... Nuk është e dobishme (apo me dobi) për Ehlus-Sunetin që të heshtin [në lidhje me të pavërtetën] në këto kohë ..."


 (Shubhah) dyshim: Diçka që një person mendon se është një provë apo argument, por në fakt nuk është, përkundrazi është një keqinterpretim dhe mashtrim.


Subhanek Allaahume ue bihamdike esh-hedu enlaa illaahe illa ente estaghfiruke ue etubu ilejk.

Nëse kam thënë çdo gjë të saktë, atëherë është prej Allahut (subhanehu ue te'ala), dhe nëse kam gabuar, atëherë kjo është prej meje dhe shejtanit.



Përshtati dhe përktheu: Arbrit Kraja  (Ebu Jusuf)
Shkodër Maj 26, 2012 

Wednesday, May 23, 2012

Gruaja urren që bashkëshorti i saj të praktikojë poligaminë.


Al’lameh Salih ibn Feuzan el-Feuzan



Gruaja urren që bashkëshorti i saj të praktikojë poligaminë; A është ajo një Kafire (mosbesimtare)?.



Pyetje:
Gruaja e urren që burri i saj të martohet sërish me një grua tjetër megjithëse ajo e di që All-llahu e ka zbritur dhe lejuar atë. A konsiderohet kjo gjë që ajo urrren, si urrejtje e një gjëje që All-llahu e ka  zbritur / lejuar?

Shejkh Salih el-Feuzan:
Kjo pyetje është paraqitur disa herë. Kjo është një urrejtje e natyrshme / natyrore,  nuk është fetare një e tillë. Ajo nuk po e urren atë që All-llahu e ka  zbritur. Ajo është një besimtare dhe një Muslimane. Kjo (lloj urrejtje) është pjesë e xhelozisë femërore. Kjo është xhelozia në mesin e grave. Është vetëm pjesë e urrejtjes natyrore. Nuk është një urrejtje ndaj asaj që All-llahu e ka  zbritur / lejuar. Është vetëm një urrejtje (e xhelozisë femërore) ndaj gruas tjetër.


Përshtati dhe përktheu: Ebu Jusuf / Arbrit Kraja
Shkodër Maj/23/2012

Sunday, May 20, 2012

Në qoftë se ske turp ban çfarë të duash


“Turpi me të drejtën e Allahut”



Në Hadithin që përqillet prej Ebu Mesud Ukbe bin Amr el-Ensari el-Bedri radija_Allahu anhu, i cili përcjell se i Dërguari i Allahut Sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, ka thënë:

“Prej shprehjeve të Pejgamberve të mëparshëm që i ka arritur njerëzit është: Në qoftë se ske turp ban çfarë të duash” Trs: Buhari.



Shejh Muhammed ibn Salih el-Uthejmin rahimehUllah, gjatë komentimit dhe shpjegimit që ai i bën këtij  Hadithi dhe prej dobive të nxjerra prej tij thotë se: 
“Turpi me të drejtën e Allahut” është dy llojesh (dmth ndahet në dy pjesë):



1: Duhet të kesh turp prej Allahut Azze ue Xhel, që të shef ty duke vepruar atë që të ka ndaluar.
(këto janë haramet / dmth, veprat e turpshme e të pa moralshme)

2: Duhet të kesh turp prej Allahut Azze ue Xhel, nëse nuk  vepron atë që të ka urdhëruar.
(këto janë obligimet: si Namazi etj)

Burimi:
Komentimi i 40 Haditheve të Imam Neueuiut rahimehUllah: Hadithi 20 të, me shpjegimin dhe komentimin e Shejh Muhammed ibn Salih el-Uthejmin rahimehUllah. 


Përshtati dhe përktheu: Arbrit Kraja (Ebu Jusuf)
Shkodër : 13 Sheual 1433.


"Më ndajë mua"


Gruaja i thotë burrit "Më ndajë mua", dhe ai i thotë: "Dakord"

Pyetje:

Pyetësi thotë, ajo i tha burrit të saj "më ndajë mua", kështu që ai i tha: "Dakord, unë pajtohem me ty", ose ajo i thotë burrit të saj:"Unë të kërkoj ndarje", kështu që ai tha: " Dakord, unë pajtohem ".

Pra  a është e vlefshme ndarja në këtë mënyrë (me përdorimin e këtyre fjalëve)?


Përgjigje:

Divorci / ndarja në këtë mënyrë (me përdorimin e këtyre fjalëve), nuk është i vlefshëm.

Shejh: Muhammed Ibn Salih el-Uthejmin rahmetUllahi Alejhi.
Fetaua Mu'aaserah / fq, 86

Publikuar: Mar 3, 2007

Përshtati dhe përktheu: Ebu Jusuf (Arbrit Kraja)
Shkodër Maj/20/2012
Albania

Thursday, May 17, 2012

"Ai që flet kundër Shejkh Rabisë, ka folur kundër Sunnetit"



Shejkh Ahmed Bazmul hafidhahUllaah
"Ai që flet kundër Shejkh Rabisë, ka folur kundër Sunnetit"

Këto janë fjalët e dijetarit fisnik Shejkh Ahmed Bazmul hafidhahUllaah:

“…përsa i përket atij që mbanë deklarata në lidhje me Shejkh Rabinë hafidhehUllaahu Teala, është marrëzi” 

Ai tha: 
Më saktë, nëse dikush bën një deklaratë kundër Shejkh Rabisë, atëherë ai e ka larguar vetveten e tij totalisht nga Selefizmi .

 Ai vazhdon e thotë:
E njëjtë siç thonin njerëzit në kohën e Imam Ahmedit rahimehUllaah, i cili ishte një burrë më se i njohur si Imam i Ehlus-Sunnetit. 

" Ai që flet kundër tij, ka  folur  kundër Sunnetit"

Sepse ai ishte një mbrojtës i Sunnetit dhe në mënyrë të ngjashme,

 "ai që flet kundër Shejkh Rabisë ka folur kundër Sunnetit"

Dhe në këtë rast ky person e ka larguar veten e tij totalisht nga Selefizmi.

[dhe kjo pra në kohën e Imam Ahmedit rahimehUllaah ...]

Nëse dikush bënte deklaratë kundër tij (Imam Ahmedit), ai nuk konsiderohej të ishte një prej njerëzve të Sunnetit (por) si të qenit një prej njerëzve të dëshirave ...

Shejkhu hafidhehullaah, thotë se:

A ishte kjo për shkak se Imam Ahmedi u konsiderua që të ishte vetë Sunneti?

Jo, natyrisht që Jo.

Por Imam Ahmedi rahimehUllaah, ishte konsideruar si një burrë që është bartës i Sunnetit ...

Ai konsiderohej prej atyre burrave që janë mbrojtës të Sunnetit.

Dhe kështu që, kur ne të shohim / apo / dëgjojmë persona të tillë si këto apo të tjerë duke thënë diçka kundër Shejkh 'Rabisë,

"Atëherë çështja është e njëjtë sikur dikush të thoshte diçka kundër Imam Ahmedit.

Sepse Shejkh Rabia hafidhehUllaahu Teala, është burrë mëse i njohur për (kontributin e tij) për mbrojtjen e Sunnetit ... "

"E njëjtë siç thonin njerëzit në kohën e Imam Ahmedit rahimehUllaah, ai që flet kundër tij, ka  folur  kundër Sunnetit,  sepse ai ishte një mbrojtës i Sunnetit dhe në mënyrë të ngjashme, ai që flet kundër Shejkh Rabisë ka folur kundër Sunnetit. Dhe në këtë rast ky person e ka larguar veten e tij totalisht nga Selefizmi".



Përshtati: Abu Yusuf al-Albani (Arbrit Kraja)
A'Shkodera May/18/2012
Albania

Përgojimi i mirë | Shejh el-Feuzan për librat e refuzimeve


Allâmeh Sâlih ibn Feuzân el-Feuzân
Mësimi: Asbâb Mahabatillâh lil-´Abd
Burimi: http://alfawzan.ws/allmohadrat
Date: 1432-01-18/2010-12-24
Referimi: Darulhadith.com
Http://aFatwa.com

Përgojimi i mirë | Shejh el-Feuzan për librat e refuzimeve


Pyetje:
Kur unë i këshilloj disa vëllezër për ti lexuar librat e refuzimit, siç janë librat e Dauetit të Imamëve dhe të Dijetarëve që i pasojnë ata, disa thonë që është përgojim.
Cili është gjykimi për këtë?

Shejh el-Feuzan:
Është përgojim i mirë. Ky është përgojim i mirë. Nëse ka dobi të mëdha në këtë përgojim, atëherë është e lejuar. Kjo është arsyeja pse ju njoftoni apo informoni autoritetet në lidhje me mëkatarit në mënyrë që ata ta ndreqin atë. Ky është një përgojim i detyrueshëm. Ju nuk duhet të jeni të heshtur. Nëse përgojimi përban dobi më të madhe se sa dëmi, atëherë ajo është e këshillueshme dhe ndoshta e obligueshme.


Përshtati dhe përktheu: Ebu Jusuf
Shkodër May/17/2012

Refuzimi i Ehl-ul-Ahua uel-Bid'ah a është humbje kohe?


 Allâmeh Sâlih ibn Feuzân el-Feuzân
Burimi: http://www.sahab.net/forums/index.php?showtopic=129282
Referimi: Darulhadith.com
http://aFatwa.com

Refuzimi i Ehl-ul-Ahua uel-Bid'ah a është humbje kohe? 






Pyetje: 
Ka prej atyre që thonë se koha vetëm humbet kur njëriu refuzon Ehl-ul-Ahua uel-Bid'ah dhe se kjo nuk u bën dobi njerëzve laikë. A është kjo e vërtetë?

Shejh el-Feuzan:
I humbur është ai që flet në këtë mënyrë. Sa për të sqaruar të vërtetën, ajo është kthim në të vërtetën dhe në atë që është e saktë, dhe një mënyrë për ta bërë Umetin ti bashkohet të vërtetës dhe asaj që është e saktë.





Përshtati dhe përktheu: Ebu Jusuf
Shkodër May/17/2012

Wednesday, May 16, 2012

Shejkh Rabia flet për Ebu Khatixhen, Bilaal Devis dhe Hasan Somalin


Shejkh Rabia flet për Ebu Khatixhen, Bilaal Devis dhe Hasan Sumalin

Me Emrin e Allahut, i Gjithëmëshirshmi, Mëshirëploti.

Të Xhumanë, 25 qershor 2010 (14 Rexheb 1431H), pyetja e mëposhtme është paraqitur për El-Alame Shejkh Rabi Ibn Hadi el-Medkhali hafidhahUllah:

"O Shejkh, siç je në dijeni në britani nuk ka Dijetar, por a është ndokush që banon atje për të cilin ti na këshillon ne, i cili mund të na lidhë ne me njerëzit e dijes - Dijetaret? "

Shejkhu hafidhehUllah, përmendi: vëllanë tonë Hasan Sumalin (i cili ishte i pranishëm në mexhlis), Ebu Khatixhen dhe shokun e tij Bilaal Devis (Ebu Hakim).

Shejkhu gjithashtu theksoi rëndësinë e tyre për mbajtjen e lidhjeve të forta me Dijetarët.

Allahu e shpërbleftë Shejkhun dhe i ruajtë vëllezërit tanë të cilët janë përpjekur për ta përhapur thirrjen Selefije dhe Sunnetin e të Dërguarit sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, në perëndim.

Elhamdulil-lah të pranishëm ishin shumë vëllezër kur kjo pyetje u pyet, dhe ata e dëgjuan përgjigjen:


Përktheu:Arbrit Kraja  (Ebu Jusuf)
Shkodër :May/16/2012

Tuesday, May 15, 2012

Dallimi mes Selefizmit dhe grupeve të tjera | Shejkh-Feuzan


Dijetari: Allameh esh-Shejkh Salih ibn Feuzan el-Feuzan hafidhehullah
Burimi: http://www.salafi.ws/@TASGELAT/fo-30.mp3
Referenca: Darulhadith.com
http://aFatwa.com

Dallimi mes Selefizmit dhe grupeve të tjera 


Pyetje:
Disa njerëz pretendojnë se Selefizmi është një ndër apo sikurse grupet e tjera të ditëve të sotme dhe se ata kanë të njëjtin gjykim si të gjithë grupet e tjera.
Çfarë thoni ju për këtë?

Shejkh el-Feuzan hafidhehullah, thotë:
Ashtu sikurse kemi thënë, Selefizmi është grupi që i qëndron apo i përmbahet së vërtetës. Selefizmi është një që është obligim për t'ju përmbajtur, dhe për të vepruar me të. Asnjë nga grupet e tjera nuk duhet të konsiderohen ti përkasin grupit që bën thirrje. Sepse kjo është kontradiktore. Si mund të ndjekim ne një grup që kundërshton rrugën e Ehl-us-Suneh uel-Xhemat? Grupi që bie në kundërshtim me Selefizmin, bie në kundërshtim me rrugën e Pejgamberit (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) dhe shokëve të tij.

Të thuash se Selefizmi është një nga grupet Islamike është e gabuar. 

Selefizmi është i vetmi grup që është obligim për tu ndjekur, dhe për të vepruar në përputhje me të, të bashkuarit dhe të dalurit në Xhihad me të. Nuk i lejohet një Muslimani që ti bashkohet ndonjë grupi tjetër, sepse ato janë të devijuar. A është / ndihet i kënaqur një njeri duke u bashkuar me ato devijues? Një Musliman nuk është apo ndihet i kënaqur nga kjo. 

I Dërguari sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, ka thënë:

"Kapuni pas Sunetit tim dhe Sunetit të Prijësave të Udhëzuar (Khulefai-Rashidin) pas meje, kapuni fort pas tyre me dhëmballët tuaja"

Trs: Ahmedi 4/126, Ibn Maxheh nr.43, Hakimi 1/96 dhe të tjerë, Hadith Hasen.

Profeti (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) na ka thënë / treguar / mësuar / lajmëruar për grupin e shpëtuar:

"Janë ata që janë në atë që jam Unë sot dhe shokët e mi"

Trs: Taberani në Mu’xhemus-Sagijr nr.724, Tirmidhi 2641, Hakimi 1/125.

A ka ndonjë (njeri) që don të jetë i shpëtuar pa ndjekur rrugën e shpëtimit?

"A jeni duke shpresuar për të shpëtuar pa ndjekur rrugën e Tij (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem)?
Varka nuk noton në tokë të thatë ".


Përshtati dhe përktheu: Ebu Jusuf (Arbrit Kraja)
Shkodër May/15/2012