Friday, July 13, 2012

Personi që kërkon martesë a lejohet të gjykohet në bazë të Imanit të tij?



El-Al'lameh 'Rabi ibn Hadi el-Medkhali Allahu e ruajtë e ja zgjastë jetën e tij:

Është pyetur:
Nëse një person vjen për të kërkuar (bijën time për) martesë. A lejohet që ai të gjykohet në bazë të Imanit të tij siç ka ardhur në hadithin e robëreshës . Dhe kështu që ne nuk do e pyesin atë lidhur me namazin e tij [1]?


Përgjigje:
Ai që do të japë vajzën e tij për martesë për një person, ai duhet të pyesin dhe të kërkojnë këshilla nga të tjerët për këtë person.

Pyesni për Fenë (besimin) dhe moralin e tij deri sa ju të dini se a është besimtar dhe me moral të mirë:

"Dhe kurë vjen tek ju një person që Feja dhe morali i të cilit ju pëlqen, atëherë martojeni atë. Nëse ju nuk do e bëni, atëherë do të ketë padrejtësi, korrupsion dhe imoralitet të madh në tokë" [2]

Pra, kjo është një përgjegjësi:

(japim një shembull)

Kur ju përpiqeni të angazhoheni në tregti me një njeri, ju a kërkoni dhe pyesni për këtë çështje, dmth, në lidhje me personin që ju doni të lidhni (bëni) tregtinë me të, ose, me siguri ju do të kërkonit më shumë në lidhje me çiltërsinë (sinqeritetin) e tij, besueshmërinë dhe besnikërinë e tij?

Kështu që padyshim, duhen marrë masa paraprake sepse ju jeni përgjegjës për të ;

"Dhe secili prej jush është një bari dhe secili prej jush është përgjegjës për tufën (kopenë) e tij" [3]

(Dhe) sido mund të jetojnë : në qoftë se ky (dmth, personi që kërkon martesë) është i pamoralshëm dhe nuk falet?
Si do mundet të jetojë ajo me të, kur ajo është e përkushtuar për Fenë e saj?

Pra, Nuk ka asnjë dyshim, (për rëndësinë) e të pyeturit dhe të kërkuarit deri sa ju të dini se çfarë është, si është, dhe kush është ky njeri, lidhur me karakterin e tij, moralin e tij etj, dhe ajo çfarë është më e rëndësishmja, lidhur me Fenë e tij.

Shejh 'Rabi el-Medkhali'

Shënime:
[1] Namazi është përmendur këtu, por ajo që është për tu kuptuar është se ajo i përfshin të gjitha veprat dhe zbatimin e urdhrave të Allahut Azze ue Xhel.
[2] Transmetuar nga et-Tirmidhi (nr. 1085) dhe ka thënë: ky Hadith është Hasen Gharib . Dhe është saktësuar nga Shejh el-Albani (rahmetUllahi alejhi) në Irva'el ghalil (Nr. 1868).
[3] Buhari (nr. 4892) Muslimi (nr.1829).

Burimi: http://www.rabee.net/show_fatwa.aspx?id=192

Përshtati dhe përktheu: Ebu Jusuf (Arbrit Kraja)
Shkodër Dhjetor, 2011.

No comments:

Post a Comment

Note: Only a member of this blog may post a comment.