Saturday, July 7, 2012

Shejh Salih el Feuzan mbi faqet e tij të facebookut:


Shejh Salih el Feuzan mbi faqet e tij të facebookut:

Pyetësi:
Es-Selamu Alejkum ue Rahmetullahi ue Berekatuhu,



Allahu të shpërbleftë me të mira, i nderuar Shejh,
Ndërkohë që po kërkoja në rrjetin social të Facebookut, kam vërejtur se aty ishin tre faqe me tema të ndryshme që mbanin emrin tënd të nderuar. I nderuar Shejh, pyetja ime është: A ka eminenca  e tij faqe në rrjetin e facebookut, dhe cila është adresa e tij, dhe a është ndonjëra nga këta tre faqe që mbajnë emrin tënd, e aprovuara nga ti?
Allahu të ruajtë.

Shejh Salih el Feuzan Hafidhahullah:

Ue Alejkum Selam ue Rahmetullahi ue Berekatuhu,

Unë nuk kam asnjë faqe nga këto website të lartpërmendura në pyetje, unë nuk kam asnjë lidhje me to dhe as nuk jam në dijeni të tyre. E vetmja website që unë kam aprovuar është websiti im personal e cili drejtohet nga vëlla Mu’asa ed-De’uatul-Kharijeh,  për hirë të sqarimit referenca përmendet. Unë nuk ja lejoj askujt krijimin e ndonjë forumi apo websiti (faqe interneti) përveç se me autorizim të shkruar nga unë.

Shkroi, Shejh Salih ibn Feuzan el Feuzan HafidhahUllah, me 6/3/1432


Fjalimi i Shejh Salih el-Feuzan ( hafidhahUllah) është nxjerrë nga faqja e tij zyrtare (www.alfawzan.ws)

Përshtati dhe përktheu: Ebu Jusuf (Arbrit Kraja)
Shkodër Korrik 7,2012. 

No comments:

Post a Comment

Note: Only a member of this blog may post a comment.