Monday, April 30, 2012

Shejh Salih El-Uthejmin për Bojkotimin



Shejkh Muham-med Ibn Salih el-Uthejmin  rahmetUllahi alejhi,  r Bojkotimin


Shejkh Muham-med Ibn Salih el-Uthejmin, rahmetUllahi alejhi, thotë:

"Çdo besimtar,  edhe nëse ai është një mëkatar i pabindur [fasik] atëherë është e ndaluar që ne ta bojkotojmë atë nëse bojkotimi nuk ka dobi  .

Nëse ka ndonjë dobi  bojkotim, atëherë ne bëjmë atë, sepse në atë moment / apo në atë pikë bojkotimi do të jetë një shërim.

Mirëpo kur nuk ka asnjë dobi në të (bojkotimin) apo kur ajo rezulton në rritjen e mosbindjes dhe kryeneçësisë, atëherë duke e lënë atë që nuk ka dobi, është në dobi ".

Fetaua fil-Akideh, vol. 2, fq. 1098.


Përshtati dhe përktheu: Ebu Jusuf / Arbrit Kraja
Shkodër 30/04/2012

Mangësitë dhe gabimet e gruas


Mangësitë dhe gabimet e gruas


"Ki durim ndaj të metave (mangësitë) të gruas. 


Mos debato me të për çdo gjë të vogël që ajo bën. 


Mos vëre / apo lëri të kalojnë gabimet të cilat nuk ndikojnë në martesë. "


Shejh: Saalih el-Feuzan (HafidhahUllaahu Te’aala)

Përshtati dhe përktheu: Arbrit Kraja / Ebu Jusuf
Shkodër 30/04/2012

Friday, April 27, 2012

A i lejohet një Motrës të shkojë në pishinë ?


A mundet që një motër të shkojë për te notuar në një pishinë ku janë të gjitha vajza ? apo te hyjë në dhomat e provës nëpër duqane, etj.

Pyetje: A është e lejuar për një motër qe te shkoje për te notuar ne një pishine ku ka vetëm gra me pretendimin se te gjitha janë te mbuluara.

Përgjigje:

Përgjigjja është JO dhe kjo është fetvaja e Shejkh Ubejd el-Xhabiri (Allahu e ruajte) dhe e Shejkh Abdullah el-Gudejan (Allahu e mëshiroftë) dhe e disa dijetareve të tjerë, dhe kjo është për shkak të disa arsyeve të ndryshme. 

E para është hadithi, se i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) ka thënë:

”Është e ndaluar për një grua që të heqë xhilbabin (mbulesën) e saj jashtë përveçse në shtëpinë e babës së saj dhe burrit të saj”


Është e ndaluar për atë (Motrën) që të zhveshë veten e saj, dhe po kështu kur ti motër shkon në një dyqan dhe shikon qe dëshiron te blesh ndonjë rrobe aty, mos i përdor dhomat e zhveshjeve te tyre sepse nuk është e lejuar për ty qe ti te përdoresh dhomat e zhveshjeve te tyre dhe qe ti te heqësh mbulesën tende ne dhomat e zhveshjeve te tyre (dyqaneve), pra kjo nuk është mënyra për ta bere atë, por ti duhet te dish se çfarë po kërkon dhe po qe se nuk ndodhet aty ti nuk flet shume, por e le dhe ikën nga aty, dhe ti mos u zhvesh aty ne dhomat e tyre. Kjo është e para gjë:

”Qe nuk është e lejuar për ty qe te heqësh mbulesën tende jashtë shtëpisë tende” 


Dhe e dyta: disa prej grave erdhën tek i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) për te pyetur rreth përdorimit banjave publike dhe i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) u tha :

” Është e mallkuar ajo grua e cila përdore banjat publike”
 

Dhe se kjo nuk është e lejuar për ty qe te përdoresh banjat publike ku gratë mblidhen te gjitha se bashku ne atë pishine, kështu qe nuk është e lejuar për ty qe ta besh ketë, sidoqoftë nëse burri yt është i mire dhe i pasur ai mundet qe te ndërtoje ty një pishine ne shtëpi Insha'Allaah.


Shenim

Fetvaja është e Shejkh Ubejd el-Xhabiri hafidhehullaah dhe e Shejkh Abdullah el-Gudejan rahimehullaah, dhe përcillet nga vëllai ynë Selefi Abu Khatixhah Allahu e ruajte.


Nga 
www.salafipublications.com Birmingham Uk.


Abu Yusuf al-Albani (Arbrit Kraja)

Shkodër janar 2012

Tuesday, April 24, 2012

What is ad-Dawatus Salafiyyah?


Shejh Ahmed En-Nexhmi RahmetUllahi Alejhi
çfarë është daueti Selefi ?

Pasuria, fëmijët dhe bashkëshortja janë të gjitha sprova


Pasuria, fëmijët dhe bashkëshortja janë të gjitha sprova
Burimi : shkëputur nga libri:
 “Understanding Islam, the solution for the trials of life”
Të kuptuarit e Islamit, zgjidhja për sprovat e jetës fq 21-25
Autor : Al'lame esh-Shejh Salih ibn Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajtë e ja shtoftë jetën)



Sprovat dhe mundimet (vuajtjet) janë shumë dhe ato do të shtohen dhe do të përsëriten më shpesh gjatë fundit të jetës. Një person kalon nëpër sprova gjatë jetës së tij , por disa i përjetojnë ato më shumë se të tjerët . Allahu ka thënë që pasuria dhe fëmijët janë një sprovë:

“Pasuria juaj dhe fëmijët tuaj janë vetëm sprovë, ndërsa Allahu ! Tek Ai është shpërblimi i madh (Xhenneti).”  Sure Et-Tagabun, 15

Ai, Subhanehu ue Teala, gjithashtu ka thënë :

“O ju që keni besuar ! Mos t’jua largojnë  vëmendjen nga kujtimi i  Allahut as pasuritë tuaja dhe as fëmijët tuaj . Dhe kushdo që e bën këtë , atëherë ata janë të humburit.” Sure El- Munafikunë,  9

Kështu që pasuria dhe fëmijët janë një sprovë.  Çdokush që dëshiron pasurinë, fëmijët, vendin e vet, familjen, biznesin dhe pronat e tij mbi dashurinë ndaj Allahut dhe të Dërguarit të Tij (Sal-lAllahu alejhi ue sel-lem ), le të presë ai përfundimin më të keq, siç ka thënë Allahu i Lartësuar :

“Thuaju O Muhammed (Sal-lAllahu alejhi ue sel-lem ): “Në qoftë se baballarët tuaj, bijtë tuaj, vëllezërit tuaj, pasuria që ju keni fituar, tregtia tek e cila keni frikë humbjen dhe vendbanimet tuaja ku ju gjeni kënaqësi , janë më të dashura për ju se Allahu dhe i Dërguari i Tij (Sal-lAllahu alejhi ue sel-lem ). (më të dashura) se përpjekja dhe lufta për çështjen e Allahut, atëherë prisni derisa Allahu të sjellë vendimin (dënimin) e Tij. Dhe  Allahu nuk e udhëzon popullin fasik (kryeneç, të pabindur e të panënshtruar ndaj Allahut).”  Sure Et-Teube, 24

Kështu që pasuria dhe fëmijët janë një sprovë dhe bashkëshortja është gjithashtu një sprovë për një person , siç ka thënë Allahu i Lartësuar:

“O ju që keni besuar ! Vërtet që ndër gratë tuaja dhe ndër fëmijët tuaj ka armiq për ju (mund t’ju largojnë e t’ju ndalojnë nga bindja e nënshtrimi ndaj Allahut) atëherë pra, jini të vetëdijshëm për ta!” Sure Et-Tagabun , 14

Mos preferoni dashurinë e tyre mbi dashurinë për Allahun dhe të Dërguarin e Tij (Sal-lAllahu alejhi ue sel-lem ). Mos i jepni përparësi bindjes ndaj tyre kundrejt bindjes ndaj Allahut dhe të Dërguarit të Tij (Sal-lAllahu alejhi ue sel-lem ). Mos e kaloni kohën të zënë me ta në një shkallë (masë) që ju shpërqëndron ju nga ajo që ju sjell më afër Allahut.

Ruaju (bëj kujdes), siç ka thënë Allahu i Lartësuar :

“O ju që keni besuar ! Vërtet që ndër gratë tuaja dhe ndër fëmijët tuaj ka armiq për ju (mund t’ju largojnë e t’ju ndalojnë nga bindja e nënshtrimi ndaj Allahut) atëherë pra, jini të vetëdijshëm për ta!”  Sure Et-Tagabun , 14

“Ruaju nga ata”
Nuk do të thotë që të bëhesh armik me ta, saqë ju të qëndroni larg nga ta dhe të shkëputni lidhjet me ta. Më saktë do të thotë që të ruhesh nga të sprovuarit nga ata dhe ruaju që të mos marrësh rrugën e tyre nëse dashuria e tyre bie në kundërshtim me dashurinë për Allahun dhe të Dërguarin e Tij (Sal-lAllahu alejhi ue sel-lem ).

Më saktë ju duhet të vendosni në përparësi dashurinë ndaj Allahut dhe të Dërguarit të Tij (Sal-lAllahu alejhi ue sel-lem), mbi dashurinë ndaj pasurisë dhe fëmijëve. Si rezultat i bërjes së këtij veprimi, Allahu do t’ju mbrojë pasurinë dhe fëmijët tuaj, siç ka thënë Allahu i Lartësuar:

“O ju që keni besuar ! Vërtet që ndër gratë tuaja dhe ndër fëmijët tuaj ka armiq për ju (mund t’ju largojnë e t’ju ndalojnë nga bindja e nënshtrimi ndaj Allahut) atëherë pra, jini të vetëdijshëm për ta!”  Sure Et-Tagabun 14

“Pasuria juaj dhe fëmijët tuaj janë vetëm sprovë, ndërsa Allahu ! Tek Ai është shpërblimi i madh (Xhenneti).” Sure Et-Tagabun, 15

Çfarë është obligim për një Musliman në këtë situatë? Është që ai apo ajo t’i frikësohet Allahut Aze ue Xhel, sa më shumë dhe që ai apo ajo të mos preferojë dashurinë e bashkëshortes, fëmijës dhe pasurisë ndaj (mbi) dashurisë për Allahun, dhe nëse ajo nuk bie në kundërshtim me dashurinë ndaj AllahutDhe ai është i drejtë në këtë çështje, Allahu do t'ia mbrojë pasurinë - bashkëshorten dhe fëmijët e tij.


Fund.

Përktheu: Arbrit Kraja (Ebu Jusuf )
Shkodër Qeshor 2011

Nuk lejohet për një grua të udhëtojë për të bërë umren pa një mahrem


Shejh: Abdullah Ibn Abdul Aziz Ibn Baz rahmetUllahi Teala alejhi: 

Nuk lejohet për një grua të udhëtojë për të bërë umren pa një mahrem, madje edhe nëse janë në grup (grup grash që shkojnë për umre). Umra e saj është e vlefshme, por ajo konsiderohet mëkatare / gjynahqare.

Burimi:


http://www.fivepillarstours.co.uk/

https://twitter.com/#!/FivePillarsTour/status/192993329212952576

Përshtati dhe përktheu: Ebu Jusuf
Shkodër 

Sunday, April 22, 2012

Të bashkuar nën mësime në një xhami


Shejkh Zejd el-Medkhalij  rahimahullaah.

"Është mirë dhe shumë më mirë që të ketë një xhami Selefije në një zonë, të bashkuar në mësime në një xhami."

https://twitter.com/#!/DaarusSunnah/status/194107124178104320

Përshtati dhe përktheu: Abu Yusuf al-Albani
A'Shkodera Albania 22.4.2012

Saturday, April 21, 2012

Frikësoju sprovës së adhuruesit injorant


Sufjan eth-Theuri  rahimehUllah, ka thënë:


 "Është thënë: Frikësoju sprovës së adhuruesit injorant si dhe dijetarit gjynahqar, se vërtetë  ata janë një sprovë për të gjithë ata që janë sprovuar" [Tahdhib El-Kamaal; 11/168].


Përshtati dhe përktheu: Ebu Jusuf
Shkodër 

Friday, April 20, 2012

Çfarë gruaje!


Çfarë gruaje! - Ibnul Xheuzi (rahimehUllah)

Me Emrin e Allahut, i Gjithëmëshirshmi, Mëshirëploti.

Ibnul Xheuzi (rahimehUllah) ka thënë: Sexhar (rahimehUllah) transmeton prej Rixhah (rahimehUllah) i cili ka thënë:

Një grua u përmend tek unë, kështu që unë e martova atë. Kurdo që ajo e përfundonte faljen e jacisë, ajo do e parfumoste veten saj, zbukurohej me temjan (krem me aromë), dhe veshin rrobat e saj të bukura, pastaj ajo do të mu afronte mua dhe do të më thoshte: "A ke ndonjë nevojë" Nëse unë thoja po, ajo do të qëndronte me mua; dhe nëse unë i thoja jo, atëherë ajo do t’i hiqte rrobat e saj të bukura  dhe do të qëndronte në namaz deri në mëngjes. Rixhah tha: "Pasha Allahun, ajo me të vërtetë me ka kënaqur mua."

[Sifatus Safuah: fq: 116]


Përshtati: Abu Yusuf al-Albani / Arbrit Kraja
A'Shkodera Prill 2012

Thursday, April 19, 2012

Benefit: Shaykh Saalih Al-Fawzaan clarifies his statement"The muslim brotherhood are from Ahlus-Sunnah"


click on the board to zoom in.

Gjykimi i Shejh Feuzan  mbi Ikhuanul-Muslimun

I gjithë Falënderimi i takon Allahut, salavatet dhe selami qofshin mbi Pejgamberin tonë Muhammed, familjen e tij dhe shokët e tij.

Pikëpamja ime në lidhje me Vllazërimin Musliman (Ikhuanul-Muslimum) është se ata janë partizanë ( Hizbijun) që lakmojnë arritjen e pushtetit;  dhe se ata nuk i japin rëndësi (shqetësim) thirrjes  për korrigjimin e besimit (Akides).

Dhe se ata nuk bëjnë dallim mes pasuesve të tyre, mes Suni (person në Sunet) dhe bid'ee (person në bidat).

Sa i përket fjalimit (të gjetur) në një audio incizim që ka dalur prej meje, atëherë ky është një (rrëshqitje) gabim i gjuhës, dhe nuk e ndryshon aspak qëndrimin tim ndaj tyre.

Shkruar nga Salih Ibn el-Feuzan El-Feuzan 


Translated in english by: Hasan Somali
          in Albanian by: Ebu jusuf

Source: http://www.albaidha.net/vb/showthread.php?t=38314

The Arabic Text

” الحمد لله رب العالمين والصلاة والسلام

على نبينا محمد وعلى آله وصحبه

رأيي في الإخوان المسلمين أنهم حزبيون يريدون التوصل إلى الحكم ولا يهتمون بالدعوة إلى تصحيح العقيدة ولا يفرقون في أتباعهم بين السني والبدعي .

 وما جاء في الكلام الشفهي المسجل عني فهو سبق لسان لا يغير من رأيي فيهم شيئا”.

كتبه

صالح بن فوزان الفوزان

26/5/1433هـ.


Përshtati dhe përktheu: Ebu Jusuf
Shkodër




Sunday, April 15, 2012

Marrja e nënshtetësisë së mosbesimtarëve


Shejkh: Muham-med Ali Ferkus Allahu e ruajtë



Fetava në Akide dhe Teuhid

Fetava nr: 29


Marrja e Nënshtetësisë së Mosbesimtarëve


Pyetje:

Unë jam një i ri Algjerian, i udhëzuar dhe fetar insha-Allah. Unë jetoj në Kanada për një kohë të gjatë dhe jam duke u përpjekur për ta lënë ketë vend sa më shpejt të jetë e mundur.  Unë nuk kam shtëpi për të qendruar / banuar në vendin tim.

Pra, a është e lejueshme për mua të marrë pasaportën Kanadeze (me disa kushte qe unë do ti përmend më poshtë) që ma mundëson mua ta lë këtë vend dhe të hyj në Shtetet e Gjirit dhe të përpiqem për të jetuar atje?

Dhe këtu janë kushtet:


Së pari: Duke marrë pasaportën kanadeze nuk do ta zhvlerësojë kombësinë time Algjeriane, por kjo (kombësia-Algjeriane) do të jetë origjinalja, kjo është e konfirmuar nga ligjet e tyre dhe shteti Algjerian e pranon pluralizmin e kombësive.

Së dyti: Unë jam në gjendje ta heq (ose ta lë) këtë pasaportë kurdoherë që unë dua, pa pasur probleme. Kjo është e konfirmuar edhe nga ligjet e tyre.


Së treti: Unë mund ta shmang betimin e respektimit të Mbretëreshës, fëmijëve të saj dhe të mbretit për sa kohë që unë ulem në pjesën e prapme të dhomës ku bëhet ceremonia e betimeve, pa thënë asnjë fjalë.

Mund të na ndihmosh me përgjigjen tënde,  Allahu të bekoftë.




Përgjigjje:


Falënderimi i takon All-llahut, Zotit të Botëve. Paqja dhe bekimi qofshin mbi atë (Muhammedin sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) të cilin Allahu e dërgoi si mëshirë të botëve, mbi familjen e tij, shokët e tij dhe vëllezërit e tij deri në Ditën e Ringjalljes.



Nuk është e lejuar për të marrë nënshtetësinë e mosbesimtarëve edhe me mbajtjen e një origjinali, kjo për shkak të aspekteve negative që ndikojnë në besimin dhe Fenë Muslimane.

Eshtë e mjaftueshme të dini se çfarë rezulton nga kënaqësia e nënkuptuar nga zbatimi i zakoneve të mosbesimtarëve dhe ligjet e atij vendi, duke iu referuar atyre si gjyqtarë dhe duke ju treguar krenari duke qenë një qytetar kanadez dhe të gjitha çfarë sjell; në kuptimin e besnikërisë dhe miqësisë ndaj tyre, dhe në imitimin e tyre në fjalë dhe vepra. Kjo bie në kundërshtim me plotësimin e besimit (Imanit), ose e anulon atë sipas situatës.


All-llahu i Lartësuar, thotë:


"Ti (O Muhammed) nuk do të gjesh popull i cili beson në All-llahun dhe në Ditën e Fundit, të bëjë miqësi me ata që i kundërvihen All-llahut dhe të Dërguarin të Tij (Muhammed Sal-lAllahu alejhi ue sel-lem), edhe sikur ata të ishin baballarët e tyre, apo bijtë e tyre, apo vëllezërit e tyre, apo të afërmit e tyre. ... ". [El-Muxhadilah: 22].


Pra, Muslimani është i thirrur për të plotësuar Fenë e tij dhe të forcojë besimin e tij në thirrjen e Allahut dhe duke shfaqur Islamin.


Dhe ndër kushtet e udhëtimit në vendet e mosbesimit është për të manifestuar (zbatuar) Fenë dhe të shfaqë (tregojë) ritet e saj në një mënyrë të plotë pa asnjë kundërshtim të ndonjërit prej tyre; me mundësinë për të qenë besnikë ndaj Muslimanëve dhe të refuzojë mosbesimtarët. Dhe ata që nuk janë në gjendje ta bëjnë këtë, janë të detyruar të kthehen në vendin nga kanë ardhur dhe të përpiqen shumë për të kërkuar një punë dhe për të qenë të kënaqur me të paktën, dhe të kërkojnë prej All-llahut sukses. Ai është Ndihmuesi dhe Furnizuesi më i mirë.


Dija e përsosur i takon All-llahut. Lutja jonë e fundit është gjithë lavdërimi i takon Allahut, Zotit të botëve. Paqja dhe bekimi qofshin mbi Pejgamberin tonë, familjen e tij, shokët e tij dhe vëllezërit e deri në Ditën e Ringjalljes.





Algjeri. Muharrem 24, 1424H
Mars 27, 2003


Përshtati dhe përktheu: Ebu Jusuf (Arbrit Kraja)

Shkodër,Prill 2012.

"Dëgjoni dhe bindjuni udhëheqësit, edhe nëse ai të godet shpinën tëndë dhe të merr pasurinë tëndë"



 Allâmeh Sâlih ibn Feuzân el-Feuzân hafidhehUllah
Burimi: http://alfawzan.ws/node/13388
Date: 1432-07-24/2011-06-25
Referimi: Darulhadith.com
http://aFatwa.com





Pyetje:
Sa i saktë është hadithi:

"Dëgjoni dhe bindjuni udhëheqësit, edhe nëse ai të godet shpinën tëndë dhe të merr pasurinë tëndë"?

Shejkh: Salih el-Feuzân, Allahu e ruajtë:
Hadithi është i saktë (Sahih). Durimi ndaj sundimtarit Musliman duhet të përmbahet, edhe nëse ai është i padrejtë. Sepse durimi sjell dobi shumë të mëdha, të tillë si siguria dhe uniteti. Nga këto dobi të mëdha përfitojnë të dyja palët, edhe ai edhe Muslimanët. Ai duhet të bëjë durim me padrejtësitë e sundimtarit, që e prekin atë. Eshtë më e dëmshme për atë dhe njerëzit, që të revoltohet kundër sundimtarit sesa dëmi që ndikon vetëm tek ai. Kështu që ai duhet të ketë durim me të.


Përshtati dhe përktheu: Arbrit Kraja (Ebu Jusuf)
Shkodër Mars 2012

El-Feuzân: Tentimi për të bashkuar Menhexhin Selefi me një Ikhwânî , Tablighi apo Sufi e mundur apo e pamundur?


Allâmeh Sâlih ibn Feuzân el-Feuzân
Burimi: http://www.sahab.net/forums/index.php?showtopic=128470
Date: 1423-09-21/2002-11-25
Referimi: Darulhadith.com
http://aFatwa.com


Pyetje:
A është e mundur që akidja Selefije të bashkohet me një Ikhwânî apo Tablighi apo Sufi Menhexh (metodologji) në një person të njëjtë?

Shejh: Salih el-Feuzân, Allahu e ruajtë:

Është e pamundur që dy të kundërta të bashkohen. Dy të kundërta nuk bashkohen. A mundet Teuhidi dhe Shirku (politeizmi, idhujtaria) të jenë të bashkuara? Ato nuk mund të jenë të bashkuara. Dy të kundërta asnjëherë nuk mund të bashkohen. Risitë (bidatet) nuk mund të bashkohen me Sunetin.


Përshtati dhe përktheu: Ebu Jusuf
Shkodër

"Dijetarët nuk i kuptojnë çështjet aktuale" Pyetje:


Allâmeh Sâlih ibn Feuzân el-Feuzân
Date: 1423-09-18/2002-11-22
Referimi: Darulhadith.com
http://aFatwa.com

Pyetje:
"Dijetarët nuk i kuptojnë çështjet aktuale"



Pyetje:
Ka të rinj që qëndrojnë larg dijetarëve dhe i akuzojnë ata për mos të kuptuarit e çështjeve aktuale. Cila është këshilla juaj për ta?

Shejh: Salih el-Feuzan, Allahu e ruajtë:
Këta persona duhet të injorohen. Këta persona janë të pa përgjegjshëm / injorant.

Poeti ka thënë:

"Kur injoranti e shpreh vetveten, ju nuk duhet përgjigjur atij. Mënyra më e mirë për t'iu përgjigjur atij, është që ju të jeni të heshtur"

Ndaj këtyre personave injorantë (1) të pa përgjegjshëm, është obligim për të qëndruar larg prej tyre dhe t'i injorojmë ata. Sepse ata nuk e kuptojnë vlerën e dijes dhe dijetarëve. Prandaj ata flasin në këtë mënyrë.

http://afatwa.com/the-scholars-do-not-understand-the-current-affairs/

(1) : Injorantë, Dmth: të pa ditur / njerëz pa dije dhe që nuk janë të aftë dhe kompetentë për të folur.

Përshtati dhe përktheu: Arbrit Kraja / Ebu Jusuf
Shkodër 2012

Kini kujdes! Se çfarë bëjnë mëkatet në Akiden tuaj !



Allâmeh esh-Shejkh Sâlih ibn Feuzân el-Feuzân HafidhehUllah
Burimi: http://alfawzan.ws/node/13518
Date: 1432-11-09/2011-10-06
Referimi: Darulhadith.com




Kini kujdes! Se çfarë bëjnë mëkatet në Akiden tuaj !

Pyetje:

A ndikohet Imani (Besimi / Akidja) nga mëkatet dhe mosbindja? Si mund  të largohet besimtari nga mëkatet dhe mosbindja?


Shejkh: Salih el-Feuzân Allahu e ruajtë:


Po. Mëkatet dhe mosbindja e ulin - dobësojnë Imanin (Besimin /Akiden) e njërit. Qofshin ata të vogla ose të mëdha Imani ulet, përveç shirkut (politeizmit, idhujtarisë).


All-llahu i Lartësuar thotë:


“Jo, kurrë nuk është kështu! Por në zemrat e tyre është Raan (mbulese, njollosje prej gjynaheve e poshtërsive) të cilën ata e patën fituar (duke e punuar me duart e tyre)” [El – Mutaffifin :14]


--------------------------------------------------------------------- 

(1) Ebu Hurejra radija_Allahu anhu, transmeton se i Dërguari i All-llahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, ka thënë:


"Kur një rob (njeri) bën një gjynah (vepër të keqe), i vihet një pikë e zeze në zemrën e tij. Pastaj, nëse ai njeri e lë atë punë të keqe (nuk e bën më atë gjynah), i lutet All-llaut që ta falë atë dhe pendohet, atëherë zemra e tij pastrohet (nga ajo njollë e zezë që kishte në zemër), por nëse ai e përsërit veprën e keqe (gjynahin), atëherë ajo mbulese zgjerohet derisa zemra e tij mbulohet plotësisht me të dhe kjo është Er-Raan që All-llahu përmend në Kuran: "Jo, kurrë nuk është kështu! Por në zemrat e tyre është Raan-i " (83:14)" (Sunneh Et-Tirmidhi, nr 3334)


Hasan el-Basri rahimehUllah, ka thënë:

“Keto janë mëkatet e bëra njëra pas tjetrës, derisa ata verbojnë zemrën.”

(ed-Du  ued-Daue, fq,72)


Shënim; (1) Hadithi është shtesë i përkthyesit (Arbrit Kraja - Ebu Jusuf )




Përshtati dhe përktheu: Arbrit Kraja (Ebu Jusuf)
Shkodër Mars 4 2012