Tuesday, October 21, 2014

Shejkh Feuzan - Preokupimi i vetes me dije apo punë?

Shejkh Feuzan - Preokupimi i vetes me dije apo punë?

Shejkh Saalih El-Feuzaan hafidhehUllaah,  është pyetur me pyetjen e mëposhtme:

A është më mirë ta përkushtojmë veten me kërkimin e dijes, apo ta zëmë atë me tregti (kërkimin e pasurisë)?

Përgjigje:
S'ka (pikë) dyshimi se nuk ka asgjë të barabartë me kërkimin e dijes, mirëpo kërkimi i dijes nuk të pengon ty për ta angazhuar veten me tregti (kërkimin e pasurisë), në mënyrë të qartë ai e kërkon dijen në kohën e saj dhe preokupohet me tregtinë (kërkimin e pasurisë) në kohën e saj.
http://www.alfawzan.af.org.sa/node/12870 

Shejkh Saalih El-Feuzaan hafidhehUllaah, gjithëashtu thotë:

"Ne nuk kemi asnjë justifikim për të qenë dembelë në kërkimin Dijes. Allaahu e ka bërë të lehtë çdo mënyrë për ta kërkuar atë." (Edeeb Talib ul 'Ilm fq.21)

Përshtati: Arbrit Kraja (Abu Yusuf al-Albani)

A’Shkodera 24 Muharrem 1434.

No comments:

Post a Comment

Note: Only a member of this blog may post a comment.